PS ‘ndez motorët’/ Zbardhet axhenda e kryeministrit, ja takimet që do zhvillojnë ditën e sotme Edi Rama

Ditën e sotme kryeministri i vendit do të udhëtojë drejt Tepelenës, për një vizitë disa orëshe në qarkun Gjirokastër për t’u kthyer më pas sërish drejt Tiranës.

Mësohet se fillimisht kryeministri do të ndalet në qytetin e Tepelenës, ku do të marrë pjesë në hapjen e Bypassit, një prej investimeve të rëndësishme infrastrukturore në aksin drejt jugut.

Po në Tepelenë Rama do të vizitojë dy biznese dhe më pas niset drejt Gjirokastrës, ku do të shohë punimet për fazën e dytë të ujësjellësit, si dhe Pazarin e restauruar tërësisht. R

ama shoqërohet në këtë vizitë nga ministrat Bledi Çuçi e Belinda Balluku, deputetët Mirela Kumbaro e Artemis Malo, si dhe nga kryebashkiakët Tërmet Peçi e Flamur Golemi. /Sot.al