Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës, prokuroria nis hetimet (Detaje)

Shefi i Komisariatit në Lezhë, Nik Nikolla është pezulluar nga detyra.

Nikolla kishte vetëm pak muaj që ishte emëruar në këtë detyrë dhe arsyet e pezullimit të tij mbeten ende të paqarta.

Më herët Nikolla ishte në krye të Komisariatit të Tropojës, por është transferuar në atë të Lezhës në muajin shkurt, ku ka zëvendësuar në këtë post Arian Dumin.