‘Nuk marr urdhër nga jashtë’, Rama: Ta mbyllim këtë proces me dinjitet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së opzitës Rudina Hajdarit duke i thënë se Opozita jashtë parlamentare nuk ka tagër të japë urdhëra.

Rama tha se reforma zgjedhore duhet ta mbyllin me dinjitet institucional dhe të dalë me një frymë konsensusi politik.

“Nëse ju me thoni që ne duam listat e hapura ne duam kualicione edhe ne duam që në komisione PD dhe Lulzin Basha mos kenë njerëz atëhere po më thoni të tmerroj Lulin dhe mos kemi mundësinë për të kthyer lepurin në një luan. Sot në Shqipërinë e viti 2020 të thuash që administrimi i më i sigurt zgjedhor është me parti politike është absurde. Jemi këtu për të dalë me dinjitet institucional nga kjo histori dhe për të dalë me një frymë konsensusi politik të mirëkuptuar nga populli shqiptar në radhë të parë. Ne nuk jemi për të marrë urdhra nga PD dhe as nga ju, jemi këtu për të bërë tonat, në mënyrë që produkti të mos jetë i njëanshëm. Produkti aktual ka shumë njëanshmëri e pranoj, në këto kushte opozita është e fragmentuar. Le ta bëjmë këtë proces me dinjitet, unë nuk marr urdhra nga Luli, jeni këtu për të mësuar jo të shantazhoni,” u shpreh Rama