Nga nesër fillon shiu në Shqipëri, sinoptikania paralajmëron për fundjavën

Moti për këtë javë do të jetë i vranët, sidomos në zonat malore në juglindje.

Meterologia Adjola Bani , tha se pritet që në këto zona të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat bregdetare, moti do të jetë më i kthjellët.

“Moti i vranët do të vijojë të mbetet prezent në territorin shqiptar, sidomos në zonat malore ku do të kemi dhe zhvillim të vranësirave, kryesisht juglindje dhe gjithë zonën lindore, ku pritet që gjatë orëve të pasdites të kemi zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurta shiu. Kjo situatë e motit ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të vijojnë të mbeten prezente deri në ditën e premte, ku në zonat malore do të kemi rrebeshe afatshkurta shiu, ndërsa në bregdeti do të mbetet me mot të kthjellët”, tha ajo për Ora News.