Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Do ndërtohen 522 banesa, sheshe dhe shkolla në Kurbin

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, bën me dije se me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin e ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Me një shënim në facebook, Ahmetaj shkruan se hapësira e rindërtimit në Laç do jetë prej 72,000m2, ku përtej 522 njësive të banimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara.

“Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin”, thotë Ahmetaj.

Postimi i plotë:

Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.

Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.

Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.