Ndërron jetë mjeku i dytë me COVID-19 në Shqipëri!

COVID- 19 merr një tjetër jetë nga bluzat e bardha. Mjeku Hysni Shkjau ka humbur betejën me koronavirusin, pas disa ditësh “lùftë” në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek familjeje, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Së fundmi, ai ishte mjek në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës dhe ishte në krye të detyrës, deri ditën që u infektua nga COVID-19.

Më herët, COVID-i morri një tjetër jetë nga heronjtë me bluzat e bardha. Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi, i cili ndërroi jetë në spitalin infektiv pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor për ta mbajtur në jetë.