Modelja e njohur shqiptare testohet për COVID-19, tregon nëse është e infektuar

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka njoftuar se i është nënshtruar testit për koronavisrus.

Me anë të një fotoje të postuar në Instagram ajo ka treguar që rezultati i testit ka dalë negativ.

Afërdita bashkë me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl, së fundi udhëtuan për në Miami, ku e festuan përvjetorin e dytë të martesës.

Në atë udhëtim, nuk kanë munguar dhuratat e befasitë e këndshme për atë, të cilat i ndau me ndjekësit në rrjete sociale.