Miratohen me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese/ Hapen listat

Ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave janë miratuar në Kuvend me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndërsa 6 deputetë kanë munguar në seancë.

Po ashtu, është miratuar dhe ndryshimi i formulës së koalicioneve.

Kujtojmë këtu se në marrëveshjen me 4 pika të PS me opozitën parlamentare, pjesa më e rëndësishme janë ndryshimet kushtetuese, dhe prekja e neneve 64 dhe 68 që sjellin ndalim të koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave.

Nga ana tjetër ndryshimet kushtetuese u votuan pa konsesusin e opozitës jashtëparlamentare.

Opozita jashtëparlamentare propozoi që të prekej vetëm neni 68 i Kushtetutës dhe jo ai 64 që ndalon koalicionet parazgjedhore, por Gjiknuri dje u largua nga tryeza duke premtuar se sot do të miratohen ndryshimet kushtetuese kurse më pas mund të ulen sërish në Këshill Politik për të shkruar rregullat për hapjen e listave dhe koalicionet