Ky shtet i rëndësishëm europian i mbyll derën Shqipërisë, pezullon fluturimet me të gjitha vendet e Ballkanit

Mesa duket BE po i mbyll dyert shqiptarëve deri në fund të korrikut. Shqipëria vijon të mbetet jashtë listës së vendeve me të cilat BE hap kufijtë e jashtëm.

Austria është shteti i radhës që i ka vendosur bllokadë Shqipërisë, që bashkë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.

Kështu Austria ka vendosur që të pezullojë fluturimet me të gjitha shtetet e Ballkanit.

Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve, listës së vendeve, shtetasve të të cilave nuk u lejohet hyrja në vendet e BE pritet t’i shtohen edhe Serbia me Malin e Zi, ndërsa vendimi final pritet të merret në ditët në vijim.