“Karikatura politike”, Rama: Jo më koalicionet si shpikje shqiptare, s’ka më bishta lopatash në Kuvend

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se se koalicionet e përbëra parazgjedhore në Shqipëri jane shpikje shqiptare, tipike hile që nuk janë në asnjë vend të OSBE.

“Ca lidhje e ndershme është kur i thua votuesit ke një tren me 40 parti dhe nuk i sheh ca ka nëpër vagona, hidhe votën këtu te vagoni që do kapi dora dhe vota jote nuk i shkon atyre që janë në atë vagon po mblidhet te lokomotiva ose të vagoni i dytë dhe vagoni i dytë sillet si lokomotivë pastaj duke marrë zvarrë sa njërin sa tjetrin me gjysmën e votave për deputetë që kanë lokomotivat e këtyre trenave pa fund, ca është kjo, këtë do e fshijmë sot dhe është fshirje e vonuar e një hileje që ka karakterizuar zgjedhjet në vend për vite të tëra e që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve.

Karikatura politike që vini këtu e na tregoni hajdutët e kriminelët edhe komunistët në vitin 2020, ju jeni një bashkësi karakaturash, bashke më disa nga ata që janë jashtë, këtu nuk ka më revistë Hosteni, jo më bishta lopatash në kuvend”– tha Rama.