Italia vendos karantinën për të kthyerit nga këto 2 shtete

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka njoftuar se udhëtarët që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria do të detyrohen që të futen në karantinë.

Lajmin Roberto Speranza e dha me anë të një njoftimi në Tëitter ndërsa shkak për këtë lëvizje të radhës duket të jetë konfirmimi i disa rasteve të importuara.

“Sapo kamë firmosur një urdhër që kërkon karantinë për personat që kanë qëndruar në Rumani dhe Bullgari në 14 ditët e fundit,” shkroi Speranza në postimin e tij pasi disa raste të importuara nga këto dy vende u regjistruan.

“Kjo masë është aktualisht në fuqi për shtetasit nga vendet jashtë BE dhe Schengen. Ky virus nuk është mundur dhe vijon që të qarkullojë. Duhet ende një kujdes i madh,” shtoi Speranza.

Rumania duket se është vendi që po regjistron numër të lartë rastesh ditore së fundmi. Brenda ditës vendi regjistroi 1,112 raste me Covid-19 ndërsa totali i të infektuarve ka shkuar në 41,275.