Inxhinieri i thotë se shkolla e re do jetë gati në fund të dhjetorit, Rama ia pret shkurt: Punoni me 4 turne po të doni, në 26 nëntor të mbyllet

Kryeministri Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në Lezhë, aty ku po ndërtohet shkolla “Llesh Nik Daka”, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe tashmë po bëhet e re nga themelet.

Një nga inxhinierët drejtues të punimeve të kësaj shkolle, i ka thënë kryeministrit se shkolla do të jetë gati në fund të muajit dhjetor 2020. Mirëpo, Rama siç ka pohuar dhe më parë se do që shkollat e reja dhe shumë prej banesave të dëmtuara nga tërmeti të hapen datë 26 nëntor, i preu shkurt inxhinierit.

“Në 26 nëntor shkolla do jetë gati. Punoni me katër turne po të doni”, tha kryeministri. Në Lezhë me Ramën ishte dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Biseda:

Inxhinieri 1: Në fund të dhjetorit do jetë gati

Rama: Në 26 nëntor shkolla do jetë gati. Punoni me katër turne po të doni. Në fund të dhjetorit është viti i ri

Rama i drejtohet inxhinierit tjetër: E di ça më tha, në fund të dhjetorit e mbyllim

Inxhinieri 2: Ai mirë e ka se kemi dy shkolla, po punojmë paralelisht. Por do i mbyllim më 26 nëntor

Rama: Po su bë kjo, këta në listë të zezë, ti do pushohesh nga puna. Jo realisht duhet ti mbyllim në 26 nëntor.

Na pengoi shumë ajo drejt karantinë por duhet ta kapim 26 nëntorin.