‘Hape telefonin’/ Kjo këngë e Magic 4 do jetë hiti i verës

Kjo verë do të jetë nën shoqërinë e një hiti të ri muzikor.

“Magic4” grupi i njohur nga kryeqyteti, kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re titulluar “Hape Telefonin”. Pas sukseseve të mëparshme me “Aisha dashnia” në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe “Koka ty ta boni” me Artiola Toskën, Magic4 vjen këtë herë me një produkt krejt të tijin.

Kënga është bërë me autor Pirro Çako, Edlir Begolli si dhe me koreografi të Adela Mucollarit.