E fundit: Lulzim Basha shpallet kryeministër

Opozita dhe mediat që financohen nga ajo, janë aq shumë duke e pompuar opinionin me idenë se Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm, sa kanë filluar ta besojnë vërtetë këtë gjë dhe botojnë lloj lloj marrëzirash, si argumente dhe fakte.

Madje, sot portal i familjes Berisha-Meta kishte si lajm të fundit, shpalljen e Lulzim Bashës kryeministër.

Çfarë ndodhi?

Gazeta Shqip, që sipas portalit të Shkëlzen Berishës dhe që i ka zyrat në pallatin e Ilir Metës, përdoret për qëllimet e veta nga Ben Blushi, kishte hapur një sondazh se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Dhe sipas këtij sondazhi, Lulzim Basha dilte para Ramës, ndërsa sipas portalit të Shkëlzenit, Rama paska ka marrë në telefon drejtuesit e gazetës të heqin urgjentisht sondazhin.

Aq u desh, që Lulzim Basha të shpallej kryeministri i ardhshëm nga portali Shkëlzen Berishës.

“Gazeta Shqip, media që është nën drejtimin e Ben Blushit ka shpallur ditën e sotme Lulzim Bashën kryeministër të Shqipërisë.

Në një sondazh të bërë në faqen online të Shqip, Lulzim Basha ka kryesuar gjatë gjithë kohës ndaj Edi Ramës.

Sipas rezultateve, 46 për qind e votuesve donin Bashën kryeministër dhe 41 Ramën.

Nisur nga ky rezultat, me urdhër të Ramës dhe ndërhyrje të Blushit, është vendosur që të ndërpritet dhe sondazhi”, shkruan portali i financuar nga Shkëlzen Berisha.

Problemi është se janë duke e bindur aq shumë veten se do të vinë në pushtet vitin tjetër, sa do të jetë e vështirë të gjejnë një arsye për t’u justifikuar, kur kjo të mos ndodhë.