‘E di që jam vonë, por pritja ia vlen’, Ronela Hajati bën njoftimin e rëndësishëm (FOTO)

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, shumë e dashur për publikun.

Këngët e saj bëhen shpejt hit dhe kanë një ritëm që të bën të kërcesh, edhe nëse s’je në humor.

Mirëpo Ronela mesa duket është vonë me këngën e saj për sezonin e verës. Këtë e ka pranuar vetë këngëtarja përmes një shkrimi në Instastory, ku ka thënë se pritja ia vlen.

“E di që jam vonë për këngët e mia të verës, por më besoni që pritja ia vlen”, shkruan ajo.