Çfarë po ‘vlon’? Ambasadorja Yuri Kim takim me Jozefina Topallin

Burime bëjnë me dije se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ish kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli. Mësohet se takimi ka zgjatur 90 minuta dhe është zhvilluar në zonën e ish bllokut.

Pjesë e diskutimeve ka qenë situata brenda PD, reforma Zgjedhore dhe situata politike në vend.

Jozefina Topalli është një nga emrat e propozuar nga dega e PD-së Shkodër si kandidatë për deputete në zgjedhjet e ardhshme. Një ditë më parë Yuri Kim reagoi ashpër në lidhje me propozimin për kandidat për deputete të Gjin Gjonit nga dega e PD-së Lezhë, duke paralajmëruar të gjithë partitë politike që përgatiten për zgjedhje të verifikojnë të gjithë kandidatët dhe të mos minojnë demokracinë me përzgjedhjet e gabuara.