A do të ikë nga PS po humbi zgjedhjet/ Shikoni si përgjigjet Rama

A do të japësh dorëheqjen po humbe zgjedhjet e 2021? Kësaj pyetjeje Edi Rama nuk i jep asnjëherë një përgjigje të prerë me “po” ose me “jo”. Në një intervistë që dha në Report Tv, Rama u shpreh se është i bindur se PS-ja do të fitojë mandatin e tretë dhe ai do të jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021.

“Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të jap dorëheqjen si kryetar i PS-së sepse do të jem i detyruar të vijoj punën. Nuk flas kurrë me nëse, sepse ka edhe një shprehje që flet për hallën dhe xhaxhanë edhe… koha është shumë e shtrenjtë për t’u humbur me nëse” – e mbylli diskutimin Rama.