Si ta lini cigaren

Duhanpirësit që përpiqen të reduktojnë sasinë e cigareve që pinë kanë më pak shanse ta lënë përfundimisht se ata që thjesht heqin dorë një herë e mirë.

“Problemi me lënien e cigares, është se mund ta bësh dhe nesër, dhe pasnesër,” thotë Paul Aveyard, një pedagog i mjekësisë në University of Oxford. “Çelësi i suksesit është të zgjidhni një ditë dhe ta lini vërtet atë ditë.”

Truri i mëson dhe i harron varësitë, prandaj në momente tundimi, duhet të rezistoni.

Kërkoni ndihmë

Qoftë të mjeku, spikologu, te numri i shkruar në shumicën e paketave apo te miqtë e familja. Nëse keni nevojë për motivim, bëni mirë ta gjeni.

Shmangni ngacmuesit

Çdo duhanpirës ka diçka që e bën për cigare. Shmangini. Ndryshoni rutinën, stilin e jetesës, ç’të jetë e nevojshme që kjo dëshirë të mos ngacmohet nga faktorë të jashtëm. Zakonisht, njerëzit tymosin në momente të caktuara, para apo pas një ndodhie specifike. Nëse arrini ta thyeni këtë rutinë, keni bërë një hap para.

Mos e mendoni gjatë

Mos e diskutoni me njerëz të ndryshëm vendimin tuaj, mos u vikt1mizoni dhe mos e permendni cigaren, madje mundohuni të mos e mendoni atë./Opinion.al