Shefja e Epidemiologjisë në ISHP jep lajmin e keq: Të gjithë pacientët e intubuar te Infektivi janë në gjendje të rëndë

Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP ka thënë mbrëmjen e sotme se gjendja e pacientëve të shtruar, të intubuar, në Spitalin Infektiv është e rëndë.

Në emisionin “Real Story”, Tomini u shpreh se transmetimi i virusit është në të njëjtat nivele kurse agresìviteti është më i lartë.

“Gjendja e të shtruarve është e rëndë, ata që janë në intubim janë të gjithë në gjendje të rëndë. E theksoj që transmetimi është në të njëjtat nivele. Agresìvitieti është më i madh. Vìrusi i përshtatet ambientit, gjen terren për tu fuqizuar. Sa më shumë persona të jenë të infektuar në një ambient të caktuar aq më e lartë është virulenca”, tha Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP.