Refuzoi t’i shërbente klientes pa maskë mbrojtëse, baristi merr lajmin që i ndryshoi jetën

Një baristi në një Starbucks i janë dhënë 28,000 dollarë bakshish, pasi ai refuzoi t’i shërbente një gruaje e cila nuk kishte vendosur maskën mbrojtëse.

Një faqe GoFundMe e ngritur për punonjësin e Starbucks, i identifikuar si Lenin Gutierrez, deri më tani ka mbledhur 27.943 dollarë nga më shumë se 2,000 donatorë që kur u krijua tre ditë më parë.

Kjo vjen pasi një fotografi e Lenin-it u nda në mediat sociale nga një kliente e pakënaqur, Amber Lynn Gilles, e cila u ankua për vizitën e saj në Starbucks në Genesee Avenue në San Diego.

Në San Diego County, të gjithëve u kërkohet të veshin një maskë, ndërsa dalin në ambientet publike.