Rama në mbështetje të Thaçit dhe Veselit, vizitë dy ditore në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Kryeministri Edi Rama do të jetë për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Kjo vizitë e Ramës vjen pas aktakuzave të Prokurorisë së Posaçme në Hagë për Presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli, të cilët akuzohen për vr.asjen e rreth 100 personave.

Burime bëjnë të ditur se ditën e stome Rama do të ketë takime me krerët e shtetit dhe partive në Kosovë, ndërsa ditën e nesërme do të mbajë një konferencë për shtyp nga Kosova.

Në seancën e fundit plenare në Kuvendin e shqipërisë kryeministri Rama doli hapur në mbrojtje të Thaçit, Veselit dhe luf.tës së UÇK-së për pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Thaçi ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të flasë për aktakuzat e ngritura nga Haga kundër tij dhe Veselit.