Ministria e Arsimit merr vendimin për vitin shkollor 2020 – 2021, zbardhet urdhri

Për nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 është caktuar data 14 shtator, ky njoftim bëhet me dije nga Ministria e Arsimit.

Cikli 9-vjeçar do t’i përfundojë studimet më 8 qershor 2021. Nxënësit e klasave të nënta do të japin provimet e lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor 2021.

Edhe shkollat e mesme do ta fillojnë mësimin në 14 shtator 2020, por do ta përfundojnë më 15 qershor. Matura do t’i japë provimet në periudhën 2 qershor – 30 qershor 2021.