Koronavirusi/ Greqia merr vendim, ja kur hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Duke nisur nga 1 korriku, Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë.

Lajmin e dha sot në një konferencë për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas.

Ai sqaroi se hapja e kufijvë do të jetë për momentin vetëm tokësore, në pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës.

Ndërkohë nga 1 korriku, BE hap kufijtë ajrorë vetëm me dy vende të Ballkanit Perëndimor, Serbinë dhe Malin e Zi.