Fushata për 2021, PS-ja bën hapin e radhës te të rinjtë, Balla zbulon nismën

Pak ditë, pasi socialistët ‘ndezën motorët’ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla sot ka zbuluar nismën e re të PS-së që ka për qëllim sipas tij zgjedhjen e udhëheqësve të gjeneratës tjetër.

Balla thotë se Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.

“FRESSH VOICE. Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqipërisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në www.fresshvoice.al

Do të jetë një eksperiencë fantastike. Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin përballë një jurie profesionale. Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.

Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqipërinë që Duam.

Sot pasdite prezantimi i aplikacionit dhe rregullat e platformës, por vetëm online përmes ZOOM, me shumë të rinj në Shqipëri dhe në diasporë. Sepse lùfta me Covid-19 vazhdon dhe respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm” shkruan Balla.