FOTO/ Nxori në pritë Hekuran Billën, ja si u shfaq sot në gjyq 26-vjeçarja

E qetë është dukur Adiola Lakra sot në gjyq, ku u la në arr.est me bu.rg nga Gjykata e Tiranës. 26-vjeçarja akùzohet nga policia se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

E reja ka qenë e lidhur me Sebastjan Malin, edhe ky i arr.estuar për ekzèkutimin e biznesmenit.

Lakra jetonte në pallatin, në katin e parë të të cilit Mali kishte lokalin dhe nëna e tij parukerinë, ku ajo krihej dhe më pas pinte kafe te lokali, prej ku dhe është njohur me Malin, duke krijuar një lidhje ìntìme me të, raporton News24.

Referuar dosjes së Prokurorisë, pas ndarjes me Sebastjan Malin ishte ky i fundit që në llogarinë e vajzës në Instagram i ka bërë ftesë Billës. Ky i fundit ka pranuar dhe ka nisur komunikimin me vajzën. Billa dhe Lakra janë takuar në zonën e Komunës së Parisit dhe kanë vijuar të takoheshin rregullisht.

Edhe natën e ngjarjes, ajo e ka telefonuar dhe janë takuar. Nga ana e saj, 26-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte dijeni, që vëzhgohej nga Viktor Marku dhe Sebastjan Mali, të cilët akùzohen si autorët e vr.asjes së 40-vjeçarit.