“Eci si zdroms prej…” Erion Veliaj dëmtohet në futboll, komentuesi e thumbon: Ishalla bie nga shkallët. Ja si i përgjigjet kryebashkiaku

Gjatë një ndeshjeje futbolli me miqtë e tij këtë të premte, kryebashkiaku Erion Veliaj duket se ka pësuar edhe një dëmtim dhe për këtë i është dashur edhe një vizitë tek një mjek specialist.

Fizioterapisti Ilvi Begolli ka postuar në rrjetet sociale një foto me Veliajn, por kjo ka ngjallur reagimin e një komentuesi, i cili i uron kryebashkiakut që të “bjerë nga shkallët kur te dale nga klinika”.

Por vetë Veliaj e ka kaluar me një batutë komentin e qytetarit me pseudonimin “Toni Kros”.

“S’ke fat lal sot shpëtova mire edhe pse eci si zdroms” – shkruan Veliaj.

Ilvi Begolli (Mjeku): Kur kryetari vjen në klinikë.

Toni kros: Ishalla bie nga shkallët kur të dalë nga klinika

Erion Veliaj: S’ke fat lal sot shpëtova edhe pse eci si zdroms prej dëmtimit. Me gjasë dhe afatgjatë sa të kem fizioterapistin sportiv më të mirë në Tiranë.