‘E kam amanet nga Zoti’, Gold Ag poston foton e ëmbël dhe zbulon identitetin e bashkëshortes misterioze

Këngëtari i njohur kosovar Arian Agushi ka pak kohë që ka zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë, me një vajzë shumë simpatike. Ai e ka mbajtur “sekret” identitetin e saj, duke mos e shfaqur shumë në mediat sociale, por nuk ka rezistuar dot.

Së fundmi Gold Ag ka publikuar një foto të ëmbël në Instagram, ku duket duke bëzëqeshur teksa përqafon guran e tij. Fotot duhet të jenë nga arkiva e dasmës, pasi Goldi shihet me këmishë, jelek dhe papion, ndërsa Ermira shihet e veshur me fustan të bardhë. Po po e lexuat mirë, ajo quhet Ermira Shkodra.

“Ti m’ke bo komplet, e me t’rujt e kam nga Zoti amanet”, shkruan Gold Ag krahas fotos.