“Brenda 15 korrikut e ke aty! Po s’të erdhi më dërgo mesazh të shkarkoj ndonjë nga puna”, premtimi i kryeministrit që befasoi banorin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në Libofshë të Fierit.

Një nga fermerët i ka kërkuar Ramës një tranformator energjie, kurse kryeministri i ka premtuar se do t’ja dërgojë brenda 15 korrikut.

Pjesë nga biseda

Fermeri: Mund të bëjmë një kërkesë të vogël, një ndihmë që mund te na jepni. 1 transformator duam”.

Rama: Trasnformatorin e energjisë do ta sjell deri me 15 korrik. Po nuk e çova, do më dërgosh mesazh, jo se nuk e kam sjellë unë po se nuk e ka zbatur ndonjë porosinë. Kështuqë do ma çosh mesazhin që të heq ndonjë nga puna andej”.