BE nuk rihap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik! LISTA E vendeve që do lejohen, do rishikohet pas 2 javësh!

Bashkimi Europian ka vendosur që të mos rihapë kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, siç ishte paralajmëruar më herët. Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.

Për vendet që nuk janë pjesë e listës, do të përjashtohen
-Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Banorët afatgjatë të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
-Udhëtarët me një funksion thelbësor ose nevojë thelbësore

Pra që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk do mund të shkojnë në vendet e BE-së, nëse nuk janë rezident dhe nuk kanë një arsye të fortë, si për shembull në vizitë mjekësore, apo një motiv tjetër të fortë, por jo kurrsesi për turizëm.

Kjo listë, për të cilën KE thekson se nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm, do të rishikohet çdo dy javë dhe për të vendosur nëse një shtet do t’i shtohet apo i hiqet listës do të merren parasysh 4 kritere kryesore.

Kriteret e marra parasysh nga KE për miratimin e listës
-Numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 000 banorë, afër ose nën mesataren e BE-së
-Tendencë e qëndrueshme ose në rënie e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme
-Përgjigja e duhur shëndetësore ndaj COVID-19, duke përfshirë aspekte të tilla si testimin, mbikëqyrjen, gjurmimin e kontaktit, kontrollimin, trajtimin dhe raportimin, si dhe besueshmërinë e informacionit.
-Merret parasysh gjithashtu informacioni i ofruar nga delegacionet e BE për këto aspekte.

/SHQIPTARJA