Zbulohet data për rifillimin e La Ligës, ndeshja e parë pas rinisjes do të jetë një derbi

Si shumë kampionate të tjera, edhe La Liga u pezullua përkohësisht për shkak të Koronavirusit, teksa tashmë po punohet për rinisjen e kampionatit.

Mediat spanjolle raportojnë se do të jetë 12 qershori dita kur do të rinisë kampionati, teksa thuhet se po punohet pikërisht për këtë datë për rifillimin e futbollit në vend.

Tashmë pritet një përgjigje pozitive nga organet shtetërore, kur do të jetë edhe një datë zyrtare. “Marca” shkruan ditën e sotme se drejtuesit kanë menduar që ndeshja e parë për rinisjen e kampionatit të jetë derbi i Andaluzisë mes Sevijas dhe Real Betis.