Stërvitjet në grup, qeveria italiane befason në mbrëmje futbollin vendas

Qeveria italiane ka vendosur të lërë në fuqi vazhdimin e stërvitjeve individuale.

Kryeministri i vendit Xhuzepe Konte firmosi dekretin e fundit për sa i përket aktiviteteve sportive, por sipas ministrit të Sporteve Vinçenco Spadafora udhëzimet e ruajtjes së shëndetit (protokolli mjekësor) ende nuk është miratuar nga Komiteti Shkencor.

Megjithëse, qeveria lejoi nisjen e stërvitjeve në grup që prej ditës së nesërme, duket se ekipet dhe lojtarët do të jenë të detyruar të vazhdojnë me stërvitjet individuale duke shmangur në mënyrë të rreptë kontaktet.