Spartak Ngjela zbulon godìtjen e rëndë që ka marrë Ilir Meta: Nesër do i nxjerrin…

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas avokatit 3 aktorët kryesorë politikë Meta, Rama dhe Basha nuk kanë fuqi ta sabotojnë reformën në drejtësi pasi SHBA –të kanë interes që Shqipëria ta përfundojë këtë proces.

Avokat Spartak Ngjela theksoi se nuk është politika shqiptare që bëri reformën në drejtësi por politika dhe insistimi i ShBA-ve.

“Populli që i shikon ato, e di që këta kanë ardhur me çorape nailoni kur kanë ardhur në pushtet, i urren.

Shikoni çfarë poi u bën mediat atij, edhe Saliut edhe atij, po u nxjerr vilat. Këto nuk janë kot. Populli që i shikon ato, e di që këta kanë ardhur me çorape nailoni kur kanë ardhur në pushtet, i urren.

Nuk është trashëgimi si e Trump. Nuk kishin trashëgimi dhe nuk kanë qenë në biznes ndonjëherë. Media i ka fotografuar nga lart, kujtoni se është media jonë? Janë ustallarët që i drejtojnë, që urrejtja e popullit të rritet, dhe këta nuk e kuptojnë.

Nuk mund të vazhdojmë. Ishte kjo gjuhë që Metës ja tha “Zëri i Amerikës”.

Nuk e fiton dot atë luf.të se interesi amerikan është shumë i madh dhe këta nuk kanë të drejtë se e kanë kapur. Interesi amerikan me interesin tonë kanë konvertuar në një pikë, ne nuk e bënim dot luf.tën anti-k0rrùpsion po të mos ishte lufta amerikane. Përse e do Meta atë komisionin tjetër. Meta ka degradim mendor se nuk e kupton dot rënien, ju thashë se po u nxjerrin vilat, nesër një gjë tjetër. Saliun e morën nga çadra e futën brenda me forcë, si e futën? I nxorën dokumentet, kaq e thjeshtë është.

Pse u izolua Enver Hoxha? Se kishte frikën e Amerikës. Po këta do izolohen? Problemi është që këta nuk e kanë pushtetin, po ta kishin kushedi ku do na çonin”, tha Ngjela për abc news.