Shembet Teatri Kombëtar, vjen reagimi i parë nga Rama: Tiranën nuk e ndalni dot (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit, duke u përgjigjur të gjithë zërave kritikë me një video ku tregohen, sipas tij, punët e mira që janë bërë në gjithë këto vite në Tiranë dhe që fillimisht kanë hapur protesta nga po të njëjtët persona.

MIRËMËNGJES 😊

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 16. Mai 2020

Në video paraqiten disa projekte të kryera në Tiranë që nga këndi i lojërave në Parkun e Liqeni, Sheshin Skëndërbej, Pazari i ri, Bulevardi i ri , Arena kombëtare, Kalaja e Tiranës, Unaza e Madje, Parkut Rinia. Rama thekson se të njëjtën persona që ishin kundër këtyre projekteve në fillim janë edhe sot kundër Teatrit Kombëtar, por ai do të ndërtohet pasi Tiranën nuk e ndal dot kush.