SHBA paralajmëron Ilir Metën: Reforma do jetë e dhimbshme për ty

Përshkallëzohet luf.ta me Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dyshes Meta-Berisha, dyshe e cila është angazhuar prej pesë vitesh për sabotimin e reformës në drejtësi, e cila është investimi më i madh i SHBA-BE në Shqipëri, për shembjen e perandorisë së kr1mìt dhe k0rrùpsìonit të politikës.

Ditën e djeshme, Ilir Meta organizoi betimin e tre prokurorëve të rinj të SPAK. Meta u kërkoi prokurorëve të SPAK që të mos ndikohen nga SHBA-BE kur të hapin dosjet e kr1mìt dhe k0rrùpsìonit në Shqipëri.

“Apeloj që të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj”, tha Meta, i cili është subjekt i SPAK, pasi ka deklaruar mbi 10 milionë euro pasuri me vetëm dy rroga shteti si të ardhurave të ligjshme.

Pas kësaj deklarate të Metës, ka ardhur një reagim i fortë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila paralajmëroi Ilir Metën se reforma në drejtësi është e ngadaltë, por do të jeë e dhìmbshme.

Me fjalën e ‘dhìmbshme’, ambasadorja amerikane paralajmëron Ilir Metën se do të vijë dita që të japë llogari para SPAK. Gjithashtu, ambasadorja amerikane ka shprehur dyshimet për një pakt mes Metës dhe Berishës, për të vr.arë reformën në drejtësi.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vr.arë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhìmbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, deklaron Kim.

Reagimi i fortë i ambasadores amerikane ka ardhur pas disa lëvizjeve të fundit të Ilir Metës kundër reformës në drejtësi dhe sidomos SPAK, te i cili Meta shikon fundin e tij. Po ashtu, sipas burimeve, Ilir Meta i koordinuar me Berishën po punon për të bllokuar me çdo kusht ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në ditët në vijim do të dalin detaje të reja nga plani i fundit i dyshes Berisha-Meta, të cilët edhe në këtë rast do të përdorin Lulzim Bashën./Pamfleti