Rama ndan historinë e trishtë: Për atë qenie unë do jepja jetën time, në Amerikë e kthyen nga koma…sot atje janë mbi 6 mijë të vdekur!

Edi Rama, sot gjatë fjalës në parlament:

Sot mund të kishim një debat tjetër. Një kolaps shëndetësor, një luftë që shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën. Jeta më ka çuar disa vite më parë në spitalin e Massachusetts, për një njeriun tim të dashur. Kam menduar, kjo është dora e Zotit se s’ka mundësi. Kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time, të kthehej nga koma. Sot në atë vend, në atë spital numërohen 6 mijë të vdekur me vetëm 2-fishin e popullsisë. Por si çdo sukses, edhe ky ka koston e vetë. Rritja e përditshme e atyre që thonë se ishte lojë. E atyre që thonë se diktatori mbylli shqiptarët, e me zinxhir lejesh i detyroi të hynin në botën dixhitale dhe të vuanin padrejtësisht internimin.