Rama jep lajmin e mirë për baret dhe restorantet, por edhe një lajm të keq

Kryeministri Edi Rama thotë se shumë shpejt do të vijë dita kur baret dhe restorantet në zonat e kuqe do të qëndrojnë hapur përtej orës 21:00.

Rama tha se kufizimi është hequr për zonat e gjelbërta dhe pritet që shumë shpejt të ndodhë edhe në zonat e kuqe.

Por kryeministri tha se transporti publik do të qëndrojë i mbyllur për një kohë të gjatë.

“E vetmja gjë që nuk do hapet ende është transporti publik, turizmi do hapet por me problematikat e veta. Detaje të tjera si palestra do zgjidhen në ditët në vijim. Brenda majit do hapim kufijtë tokësorë për të bërë të mundur lëvizjen e shqiptarëve, kufirin e Kosovës. Shqiptarët e Kosovës do vijnë normalisht në Shqipëri”, u shpreh Rama në një intervistë për News24.