Rama jep lajmin e madh për hapjen e plazheve

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit. Gjatë një deklarate live në Facebook, Rama bëri të ditur se këtë javë masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

Rama foli edhe për hapjen e plazheve, ku u shpreh se do të hapen gradualisht

“Këtë javë do të ngrihet një autoritet i posaçëm dhe do të merret vetëm me plazhet. Askush nuk i ka hapur plazhet, por ne do t’i hapim, shumë shpejt. Këtë javë do të hapen vetëm nëpër hotele. Plazhet hapen nga 1 qershori për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë”.”-tha Rama.