‘Rama goxha burrë’, Xhensila Pere: Meshkujt e famshëm kanë frikë nga unë

Ish-banorja e Big Brother dhe ish-missi Xhensila Pere ka treguar se meshkujt e showbiz-it shqiptar kanë frikë nga ajo.

E ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, ajo u shpreh se kjo ndodh pasi ajo është e sinqertë.

“E di kush është e bukura ime?! Që është kthyer në një gjë plus për mua?! Është fakti që meshkujt e show biz-it shqiptar kanë shumë frikë nga unë, për të vetmit fakt që jam aq e sinqertë, sa në qoftë se dikush tenton të më bëj diçka, është e bindur që në një intervistë unë do t’a them, kështu që janë shumë të rezervuar”, u shpreh Xhensila se ka pasur edhe ngacmime ose oferta fjalë pas fjale, por jo në mënyrë direkte.

E pyetur më tej se cili është politikani më s*xy, Xhensila nuk hezitoi të thoshte emrin e kryeministrit Edi Rama duke nxjerrë në pah stilin e tij dhe faktin se është goxha burrë.