Përfundon mbledhja për “Zgjedhoren”, Gjiknuri shfaqet entuziast: Ja 3 pikat për çfarë ramë dakord me opozitën!

Ka përfunduar pas tre orë e gjysmë mbledhja e Këshillit Politik në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se kanë rënë dakord me sukses për disa pika si shkurtimi i periudhës zgjedhore, financimi nga qeveria i zgjedhjeve apo shtimi i gjinisë femërore.

Ai ka theksuar se mbledhja e radhës do të mbahet ditën e enjte dhe e rëndësishme është që palët të punojnë intensivisht.

‘Mbaroj mbledhja e radhës. Mund të them që ishte e gjatë. Së pari u pranua nga të gjitha palët që periudha zgjedhore të shkurtohet nga 15 prill në 15 maj ose 15 tetor- 15 nëntor. E gjitha kjo per të pranuar një kërkesë të kahershme për shkak të sezonit turistik. Nga ana tjetër ndikohet edhe nga fluksi i emingrantëve që të marrin pjesë në sistemin zgjedhor. Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime. Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fushatës ka marrë dakordësim. Vendosëm që mbledhjen e radhës ta kemi pas 2 ditësh, pra të enjten ku do të diskutojmë për disa çështje të tjera. Pra le të themi që ky fillim nisi me sukses’, tha Gjiknuri.