Ngjarje e rëndë, ish-sulmuesi serb i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Serbi. Ish-sulmuesi Miljan Mrdakoviç është gjendur i vde.kur në banesën e tij.

Sipas mediave vendase Mrdakoviç dyshohet se ka vrarë veten. Raportohet se është gjetur një ar.më në apartament ku ai jetonte me qira në qendër të Beogradit, së bashku me parteneren e tij, teksa kjo e fundit ka lajmëruar policinë.

Ish-futbollisti serb i dha fund jetës në moshën 38-vjeçare, teksa ka një CV tepër të pasur për sa i përket karrierës futbollistike, ku është aktivizuar me Anderleht, Gent, Makabi Tel Aviv, etj.