Ndryshimi i sistemit zgjedhor brenda 31 majit? Gjiknuri e thotë hapur se çfarë do ndodhë

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një intervistë për Abc Neës u shpreh se ndryshim sistemi zgjedhor brenda 31 majit nuk do të ketë, duke dalë edhe njëherë kundër propozimit danez të propozuar nga Amerika, proporcional me lista të hapura. Gjiknuri përsëriti edhe njëherë se çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë. Më tej ai shtoi se edhe palët kanë rëndë dakord, pasi ndryshimi i sistemit zgjedhor përfshin edhe Kushtetutën.

“Asnjë nuk ka hequr dorë nga afati i 31 majit sepse ushtrojnë presion pozitiv tek palët. Deri në 31 maj kemi të gjithë mundësitë që të gjejmë marrëveshje. 31 qendron dhe është datë e rëndësishme , prandaj vendosëm që të punojmë intensivisht. Çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë, nuk mund të realizohet brenda 31 majit, palët kanë rënë dakord se meqë përfshin kushtetutën, kjo do të kërkojë debat dhe konsult shumë të gjerë dhe nuk do të ishte e mundur që brenda 31 majit mund të adresonin ribërjen e sistemi zgjedhor“, tha Gjiknuri.