Ndërron jetë i riu në Itali, miku i tij thirrje shqiptarëve: Të ndihmojmë familjen e Klajdit, la pas Bryan-in e vogël

Kreshnik Bulica është një i ri i cili banon në Itali ndërsa fatkeqësisht ka humbur mikun e tij Klajdi Terniqi në një aks ident me motorr.

Klajdi prej dy javësh ishte bërë babai i një vogëlushi me emrin Bryan dhe sipas mikut të tij ishte një person plot gjallëri, që e donte jetën, adrenalinën dhe që lumturonte këdo kishte pranë.

Si një përshëndetje të fundit ndaj mikut të ndjerë, Kreshniku kërkon që kushdo ka mundësi, të ndihmojë familjen e vogël të të riut me sado pak ndaj dhe në dispozicion është vendosur një llogari bankare në emër të Kreshnik Bulica për të mbledhur të ardhura që më pas do kalojnë tek bashkëshortja e të ndjerit për Bryanin e vogël vetëm 2 javësh.

Kreshnik Bulica dedikim ndaj 30-vjeçarit:

E doje asfaltin kur ‘vrpaonte’ me shpejtësi, kthesat, rrotat, zhurmën e frenave, erën e motorrit të zhurmshëm gjatë natës. E doje jetën, njerëzit, kushdo që të ka njohur ka një kujtim apo një batutë që e lidh me ty. Synimi i jetës tënde ishte ta bëje çdo ditë të paharrueshme për veten dhe për këdo që të ndodhej pranë. Vde kja është një nga fenomenet më të dhimbshme dhe më të pashpjegueshme. Por një person nuk vd es kurrë nëse kush mbetet e kujton gjithmonë. Klajdi Terniqi iku shumë herët, vetëm 30 vjeç. Prej dy javësh ishte bërë babai i Bryan. Ndodhi në një aks ident automobilistik. Miq, të afërm, të njohur, kolegë e përshëndesin për të fundit herë me një ‘garë’ solidariteti për të ndihmuar nënën dhe vogëlushin Bryan.
Mund të bëhet një dhurim në të ardhura në mbështetje të familjes në këtë llogari bankare.

IBAN IT67Z0200800000104016622

Llogaria në emër të : Kreshnik Bulica

Me synim që vde kjet mos jenë kurrë numra të ftohtë…

Me synim që kush mbetet të rimarrë jetën në duar…

Me synim që kush nuk është më të buzëqeshë sërish, kudo ndodhet…

Me synim që ajo çka i jep kuptimin jetës t’ia japë edhe vde kjes…

Mesazhi i mikut të 30-vjeçarit:

Përshëndetje dje humbëm një shok në një aks ident rrugor. Ju bëj kërkesë për të publikuar apelin për ndihmë ekonomike edhe se e vogël për djalin dy javësh që ka lënë.