Marrëveshja për blerjen e Njukastëll drejt dështimit, sheikët nisin bisedimet për të marrë në pronësi klubin italian

Bisedimet mes sheikut nga Arabia Saudite, Muhamed bin Salman dhe Njukastëll kanë ngecur, teksa marrëveshja nuk është në rrugën e duhur.

“The Sun” raporton se së fundmi ka pasur disa probleme për kalimin e klubit anglez në pronësinë e sheikut. Madje thuhet se marrëveshja po shkon drejt dështimit dhe Bin Salman mund të marrë në pronësinë e tij një tjetër klub.

Thuhet se Bin Salman është në bisedimet me përfaqësues të Romës dhe mund të marrë në pronësinë e tij klubin verdhekuq.

Xhejms Palota dëshiron ta shesë klubin dhe ka punësuar Goldmen Saçs për të gjetur një blerës, më këtë të fundit që ka nisur bisedimet pikërisht me Bin Salman.