Lleshaj: Doja t’i kërkoja falje gazetarit Lela, por tani nuk e bëj sepse filloi me…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se kishte ndërmend t’i kërkonte falje gazetarit Alfred Lela, në lidhje me inc1dentin e ndodhur më 17 maj, ku policia e mori atë me forcë dhe ushtroi dhu.në.

Mirëpo ministri tha në emisionin ‘Kjo javë’ se ka ndryshuar mendim dhe se nuk do i kërkojë falje, pasi Lela filloi me fyerje e kërcènìme të ulëta ndaj tij dhe policisë.

“Kjo historia e zotit Lela ka marrë një përmasë relativisht të madhe. Një mik shumë i çmuar i kishte shkruar një mesazh z.Lela, ku i kërkonte ndjesë në emrin tim. Në fakt, për hir të atij mikut, kisha vendosur t’i kërkoj ndjesë z.Lela, por s’më la shans ta bëja një gjest apriori. Jo, jo, nuk e kam ndërmend dhe kam hequr dorë, pasi shpèrthèu një valë fyerjesh të cilat janë në disproporcion me punën profesionale të atij zotërisë. Valë fyerjesh publike, të hapura, kërcènìme të dobta, por do të thosha që rasti në fjalë nuk e ekspozon policinë në asnjë tejkalim. Gazetari ka qenë aty nuk e dinë çfarë statusi, por ka ndërhyrë në një moment kur tre punonjëse policie femra po përpiqenin të ndalonin një protestuese femër. Një standard që e aplikojmë me sforco të madhe, Policia shqiptare po përpiqet ta realizojë këtë për etikë të shtuar. Nuk i shkonte për etikë, një mashkulli, gazetari…etj, të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve femra që ishin aty, gjë që e ka bërë provókimin edhe më të madh në sytë e punonjësve meshkuj të policisë. Ne na bënë bashkë ligji, kushtetuta, kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër pènale. Tani, nëse ti merr përsipër të kryesh një vepër që kodi pènal e sheh të tillë, duhet të jesh i gatshëm dhe për konseguencat e tij. Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrìhet, bëhet objekt anekdodash”.