Lëkundje tërmeti në vend, njihuni me magnitudën dhe ku ishte epiqendra e goditjes

Një tërmet me magnitudë 3 është regjistruar sot në vend rreth orës 08:18. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Thumanë, me thellësi 29.5 kilometër.

Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave njofton se lëkundja ka qenë me magnitudë 2.9.

Thumana vuan ende pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, si një nga zonat të godìtura më rëndë, ndërsa lëkundjet e forta shkaktuan dëme të mëdha edhe në Durrës, Krujë e Fushë Krujë.