Lehtësimi i masave ndaj COVID-19, ja shtetet që parashikojnë të hapin kufijtë në qershor

Shtetet europiane kanë filluar me lehtësimin e masave ndaj COVID-19, por fluturimet në pjesën më të madhe të këtyre shteteve janë të ndaluara.

Me fillimin e sezonit turistik parashikohet që të rihapen edhe aeroportet, ndërsa masat do të jenë tepër të rrepta për të mos rrezikuar një valë të dytë infeksionesh.

Por ja si paraqitet situata në disa nga vendet europiane:

Austria

Udhëtimi ndërkufitar do të lejohet kryesisht me vendet fqinje. Kufijtë do të hapen me Gjermaninë, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Republikën e Cekisë, Sllovakinë dhe Hungarinë më 15 qershor. Shërbimet e trenit të udhëtarëve midis Austrisë, Italisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Zvicrës dhe Republikës Ceke janë pezulluar. Aeroportet e Vjenës, Innsbruck dhe Salzburg janë operativ, por me shërbime të kufizuara deri më 31 maj. Baret dhe restorantet janë të hapura, ndërsa hotelet do të hapen nga 29 maji. Maska është e detyrueshme në dyqane dhe transport publik.

Belgjika

Me shumë mundësi fluturimet do të rifillojnë duke filluar nga data 15 qershor. Transporti publik po funksionon, ku maska ​​është e detyrueshme. Muzetë hapen nga 18 maj, ndërsa disa atraksione turistike, kafene, restorante do të fillojnë të rihapen nga 8 qershori. Aktualisht, të gjithë udhëtarët që vijnë në Belgjikë duhet të izolohen për 14 ditë.

Danimarka

Qeveria daneze ka thënë se do të vendosë për kontrollin e kufijve dhe këshillat e udhëtimit deri më 1 qershor. Aeroportet e Kopenhagenit dhe Billund janë të hapura, me fluturime indirekte për në Mbretërinë e Bashkuar. Dyqanet, parqet dhe disa hotele janë të hapura, dhe transporti publik po funksionon. Restorantet dhe baret do të hapen nga 18 maji, ndërsa veprimtaritë sportive, teatrot dhe kinematë do të rihapen pas 8 qershorit, kur ngjarjet ose aktivitetet që përfshijnë 10 ose më shumë njerëz do të lejohen.

Franca

Restorantet dhe baret me shumë mundësi do të rihapen nga 2 qershori, ndërsa disa parqe, muze të mëdha dhe plazhe do të qëndrojnë të mbyllura deri më 1 qershor. Udhëtarët do të duhet të japin një certifikatë shëndetësore, duke deklaruar se nuk kanë koronavirus në mënyrë që të hyjnë në vend deri në korrik, ose ata do të duhet të zgjedhin një alternative të izolimit prej 14 ditësh.

Gjermania

Kufijtë gjermanë nuk do të rihapen ende, por ka fluturime të lejuara vetëm për udhëtime thelbësore. Disa dyqane janë rihapur, ndërsa hotelet do të hapen më 25 maj. Ngjarje të mëdha ka të ngjarë të jenë të mundshme pas gushtit.

Greqia

Kufijtë do të hapen për turistët ndërkombëtarë nga 1 korriku. Disa fluturime indirekte ndërkombëtare po funksionojnë, dhe fluturimet direkte me Mbretërinë e Bashkuar do të rifillojnë nga 1 qershori. Aktualisht, të gjithë udhëtarët që vijnë vijnë duhet të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes. Përgjatë qershorit, kafenetë, qendrat, restorantet, hotelet, kinematë, parqet argëtuese dhe objektet e tjera sportive do të fillojnë të hapen gradualisht.

Italia

Kufijtë janë vendosur të rihapen për turistët nga 3 qershori. Parqet janë të hapura; bare, restorante, muze dhe dyqane jo thelbësore rihapën të hënën. Hotelet me shumë mundësi do të hapen nga qershori, megjithatë, kjo do të varet nga prenotimet.

Holanda

Kufijtë janë të hapur për turistët nga vendet e Shengenit. Disa fluturime po funksionojnë me Mbretërinë e Bashkuar, por nevojitet një deklaratë e plotë shëndetësore. Hotelet dhe disa dyqane janë të hapura. Baret dhe restorantet në natyrë, muzetë, kinematë dhe vendet e muzikës janë vendosur të hapen nga 1 qershori.

Norvegjia

Ende nuk janë njoftuar data për rihapjen e kufijve. Disa hotele, restorante dhe dyqane janë të hapura. Ngjarjet me një mbledhje deri në 50 persona janë të lejuar.

Spanja

Datat nuk janë njoftuar ende për rihapjen e kufijve, por Spanja planifikon të përfundojë bllokimin muajin tjetër. Vendi do të rihapet në faza. Ka fluturime shumë të kufizuara vetëm për udhëtime thelbësore. Udhëtarët që vijnë në vend duhet të izolohen për 14 ditë. Shumë hotele janë të hapura, dhe në rajone më pak të prekur, disa bare në natyrë dhe restorante lejohen të hapen, por jo plotësisht funksionale.

Suedia

Kufijtë janë të hapur për vendet e BE-së. Fluturime të kufizuara po funksionojnë gjithashtu midis Stokholmit dhe Londrës. Ndërsa Suedia asnjëherë nuk hyri në mbyllje të plotë, dyqanet, hotelet, restorantet, baret dhe disa muze janë të hapura.

Zvicra

Kalimet kufitare në dhe nga Franca, Gjermania dhe Austria janë vendosur të rihapen nga 15 qershori. Dyqanet, hotelet, restorantet dhe tregjet janë të hapura. Rekomandohen maska ​​në hapësira publike. Teatrot, kinematë, muzetë, vendpushimet e skive, sportet në natyrë me deri në pesë persona, shërbimet malore dhe aktivitetet e tjera të kohës së lirë ka të ngjarë të rifillojnë nga 8 qershori.

Turqia

Ende nuk ka njoftime për rihapjen e kufijve. Fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare mbeten të pezulluara. Restorantet dhe hotelet janë vendosur të rihapen nga 27 maji. Maska për fytyrën janë të detyrueshme në hapësira publike.