Lehtësimi i masave, ky shtet rinis fluturimet në 29 maj

Situata e krijuar nga koronavirusi nuk është më e njëjtë, ndaj edhe shtetet në të gjithë botën kanë filluar të lehtësojnë masat, duke i lejuar qytetarët të dalin ëm shumë dhe të rifillojnë aktivitetet e përditshme.Pas më shumë se dy muaj të pezulluar, Luksemburgu do të lejojë rinisjen e fluturimeve duke filluar nga 29 maji, nën masa të rrepta higjeno-sanitare.Fillimisht fluturimet do të jenë drejt Stokholmit, Lisbonës, Portos, Hamburgut dhe Monakos.

Ndër masat e marra ekziston detyrimi për veshjen e maskës në terminal në zonat ku nuk është e mundur të mbahet një distancë minimale prej dy metrash.Aeroportit ka rinovuar impiantin e ajrimit dhe ka instaluar gjithashtu mbrojtje fizike ndaluese, si për shembull dritaret me pleksiglas.