Kryeministri Rama uron Bajramin: Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit po nxisin komunitetin mysliman t’u bashkohet revolucionit imagjinar

Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën dhe Presidentin se po nxisin komunitetin mysliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram. Në një postim në “Facebook”, ndonëse nuk flet me emra, Rama thotë se komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flàktë të profetit. Ai thotë më tej se nga java e ardhshme do hapen aktivitetet dhe tempujt fetarë, por duke nisur nesë me këmbë të mbarë për Bajram. Kreu i qeverisë uron dhe besimtarët myslimanë dhe uron që hapja e xhamive të jetë ogur paqeje e mirësish për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë.

POSTIMI I RAMËS

Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 23. Mai 2020