Kryeministri Rama publikon videon e “tallet” me Lulzim Bashën, nuk përmbahet nga të qeshurat

Tiktok është një nga rrjetet sociale që është përhapur ditëve të fundit shumë jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri në këto kohë karantine.

Pjesë e tyre që preferon këtë rrjet social është edhe kryeministri Edi Rama. Pasditen e kësaj të diele, kreu i qeverisë ka publikuar një video të shkurtër, në qëndër të së cilit është pa dyshim kryedemokrati Lulzim Basha.

Një vajza ka postuar një video, ku ka montuar zërin e Bashës tek figura e saj teksa thotë lapsusin e tij në Kuvend me llogaritjen: “Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë. 49 më falni. Qeshni, qeshni! U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”.

Mesa duket videoja ka bërë edhe Ramën të qeshë, aq saqë se ka mbajtur dot për vete dhe e ka shpërndarë. “Artiste,”-shkruan Rama dhe e shoqëron me një emoji që qesh me lot.

View this post on Instagram

Artiste😂

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on