Kryeministri Rama nxjerr blof Ilir Metën, i sfidon të gjithë publikisht

Kryeministri, Edi Rama, mohon që presidenti Ilir Meta ti ketë dorëzuar plaftormën 14 pikëshe, edhe pse Kreu i Shtetit tha se e ka në tryezë që me 8 prill.

E megjithatë ai thotë se është i gatshëm për tu ulur me të, opozitën dhe partnerët e reformës në drejtësi për ti vënë pikat mbi “i”.

Rama shkruan:

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin.